Udhëtonte me makinë të vjedhur dhe çanta firmato të grabitura, prangoset shqiptari, arratisen shokët

Udhëtonte me makinë të vjedhur dhe çanta firmato të grabitura, prangoset shqiptari, arratisen shokët
Një 25-vjeçar u prangos në Monza pasi ishte duke udhëtuar me një makinë të vjedhur dhe të mbushur plot me çanta firmato të grabitura.

Policia italiane e ndali atë pasi e evidentoi përmes kamerave duke lëvizur në një kryqëzim.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me një mjet “Fiat Idea” së bashku me disa shokë të tij, të cilët ia mbathën sapo pikasën policinë t’u afrohej.

25-vjeçari me iniciale X.N., rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë, për krime kundër pronës.

Nga kontrolli në bagazhin e makinë u gjetën dhe sekuestruan çanta për femra të firmave “Louis Vuitton”, “Hermes” dhe “Dolce Gabbana”. Nga verifikimet u arrit në përfundimin  se ai udhëtonte me makinë të vjedhur më 23 mars të vitit 2018, në San Donato Milanese.

Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Monzës. /l.k./

Marrë nga www.ilcittadinomb.it