Sot, spanjollët i drejtohen qendrave të votimit

Sot, spanjollët i drejtohen qendrave të votimit
 

Sot, spanjollët i drejtohen qendrave të votimit ndërsa politikwn e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë. Gjatë katër vjetësh këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë dhe loja elektorale ka ndryshuar.

Aktualisht përkrahja  për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë. Podemos nga e majta dhe Ciudadanos nga e djathta, e kanë humbur edhe atë një pjesë të preferencës, ndërsa ekstremi i djathtë po shënon rritje.

Ngjitja e shpejtë e partisë nacionaliste “Vox”, sakaq po shihet si një tërmet në skenën politike të vendit.  Sondazhet parazgjedhore tregojnë se gati 4 në 10 zgjedhës ende nuk e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ia japin votën e tyre.