Sistemi zgjedhor që ka tronditur partitë e vogla

Sistemi zgjedhor që ka tronditur partitë e vogla
 

Së fundmi në Shqipwri një ndër debatet më të forta politike, është debati për sistemin zgjedhor.

Aktualisht, duket se të gjitha palët janë të pakënaqura, nga marrëveshja Berisha-Rama në 2009, ku vendosën ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

Sistemi zgjedhor sipas marrëveshjes së famshme të 2009, do të bënte që kryetari i partisë politike të ketë një fuqi të madhe, por u dha një goditje të fortë partive të vogla politike, shumica e të cilave nuk mund të kalonin pragun elektoral.

Në historinë e pluralizmit të Shqipërisë, janë aplikuar deri më tani 4 lloje të sistemeve zgjedhore.

Në zgjedhjet e para të datës 31 mars 1991 u aplikua sistemi mazhoritar i zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve, është aplikuar sistemi i përzier mazhoritar me dy raunde, dhe prej këtij sistemi dilnin 100 deputetë dhe nga sistemi proporcional dilnin 40 deputetë. Më pas është aplikuar sistemi i përzier me mazhoritar të thjeshtë për 100 deputetë dhe proporcional për 40 deputetë. Pas marrëveshjes së famshme të 2009, në Shqipëri u vendos sistemi proporcionla rajonal.