Sipërmarrësi thirrje qeverisë: Rrisni pagat që shqiptarët të mos largohen nga vendi!

Sipërmarrësi thirrje qeverisë: Rrisni pagat që shqiptarët të mos largohen nga vendi!
Sipërmarrësi Flamur Hoxha i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora i ka bërë thirrje qeverisë të risë pagat për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi i tyre.

“Largimi i shqiptarëve nga vendi ka arritur në atë që quhet sikur papunësia është ulur. Që të arrish ti  mbash shqiptarët në Shqipëri, duhet të arrijmë në atë që unë ia kam thënë shpeshherë politikës, se kjo politikë na ka bërë ne më shumë zot për veten jo për qeverinë sepse na pyesin, por nuk na dëgjojnë, ose nuk bëjnë atë që ne themi që duhet bërë. Kemi arritur në atë shkallë që ne sipërmarrja të bënim mbylljen e ciklit, që ne të eksportonim. Ky produkt të bën dhe pak krenar kur eksportohet jashtë. Dhe më e rëndësishmja, pagat t'i rrisësh në atë mënyrë që shqiptarët të mos largohen”, deklaroi Hoxha. /l.k./

Foto Google