Sekretet e bukurisë që vijnë nga lashtësia

Sekretet e bukurisë që vijnë nga lashtësia
Femrat janë përpjekur për bukurinë e tyre që në kohët e lashta. Ja cilat janë disa nga sekretet që kanë provuar dobishmërinë e tyre për shekuj më radhë dhe që janë rikthyer në modë edhe sot.

Vaji i Ullirit

Të lashtët e kanë quajtur këtë produkt “i artë” dhe jo më kot! Vaji i ullirit është një bazë e mirë për shumë kremra për flokët dhe trupin, shampo dhe locione të ndryshëm.

 

Fletët e lakrës

Ky truk është përdorur nga nënat që u jepnin gji fëmijës, për mijëra vite. Lakra e bardhë njihet për vetitë e saj qetësuese dhe kuruese e në këtë rast për lehtësimin e dhimbjeve të gjoksit apo irritimet që shkaktohen në këtë proces.

 

Pëlhurë e ashpër në vend të skrabit

Kur nuk ishte shpikur akoma skrabi me kokrriza, një copë kryesisht e ashpër në përbërje, si p.sh ajo prej leshi, funksiononte perfekt në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

 

Dushet

Gratë e lashta romane kalonin orë të tëra në hamamet e tyre, duke shijuar biseda të gjata e duke ndërruar ujin e ftohtë me atë të ngrohtë.

 

Aromaterapia

Masazhi gjithmonë ka qenë i preferuari i shumë femrave të bukura, sidomos kur procesit i shtohen edhe kremrat dhe vajrat me aroma të ndryshme esenciale, seanca bëhej një ëndërr e bërë realitet!

 

Depilimi

Asnjë se ka zbuluar idenë e të përdorurit sheqer për depilimin e qimeve, edhe pse është një metodë mijëra vjeçare femrat ishin të magjepsura për rezultatin dhe për efektin që zgjat.

 

Mjalti

Mjalti gjithashtu njihet për kualitetet e larta në fushën e bukurisë. Masazh anticelulit apo maska fytyre, mund t’i përgatisni më së miri edhe në shtëpi, pa shpenzuar fatura të mëdha nëpër qendrat estetike.

 

Maskat me vezë

Ka pafund receta me përmbajtje të vezës, por esenca mbetet e njëjtë. Maskat me vezë i bëjnë flokët tuaj më të fortë dhe të shndritshëm në çdo kohë.

 

Krem me petale trëndafili

Trëndafilat si flagrancë, kremi për lëkurë më të butë se asnjëherë. Receta është sa e thjeshtë aq edhe brilante.