Rudina Hajdari regjistron të martën “Bindja Demokratike”

Rudina Hajdari regjistron të martën “Bindja Demokratike”
Rudina Hajdari regjistron të martën “Bindja Demokratike”

 

Tahmë është bërë publike “BINDJA DEMOKRATIKE” do të jetë partia e re e djathtë që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Vendimi u mor këtë të shtunë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku u diskutua mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Sipas burimeve “Bindja Demokratike” të martën do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës, por edhe në KQZ. Por kush janë proceduarat dhe cfarë duhet për të regjistruar një parti politike? Report Tv sjell dokumentin me kushtet që duhet plotësuar.

 

Pas mbledhjes së themeluesve, programit dhe organeve drejtuese duhet të paraqitet në gjykatë kërkesa për regjistrim. Partia regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë. Kërkesa e depozituar në gjykatë duhet që të përmbajë për cdo anëtar; emër, mbiemër, numrin personal dhe vendbanimin.

Njëkohësisht Astrit Patozi do të jetë pjesë e partisë së re të demokratëve, por jo në nivel drejtues. Rudina Hajdari mbështetet në këtë nismë nga ndërkombëtarët, të cilët janë shprehur publikisht se opozita parlamentare duhet të marrë pjesë në zgjedhje.