Partizani për festë në derbi, Tirana në panik

Partizani për festë në derbi, Tirana në panik
Edhe 6 javë nga mbyllja e garës, Partizani me një kalendar të vështirë, kërkon të mbyllë llogaritë në derbi kundër Tiranës, por bardhebluve nuk iu dalin llogaritë nëse nuk kalojnë një javë “ferri”

Nga Aranit Muraçi

Kukësi, Skënderbeu, Tirana dhe Luftëtari këtë të mërkurë luajnë ndeshjen e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, dhe për këtë arsye, të shtunën do të luhet vetëm një takim i kampionatit, ai mes Partizanit dhe Laçit, dy ekipet e Superligës që janë eliminuar nga ky kompeticion.  Për të katërta ekipet që janë kualifikuar në gjysmëfinale të kupës, do të luhet i tërë sezoni thuajse në një javë, pasi eliminimi i mundshëm nga kupa, rrezikon t’i çojë ato pranë dështimi në kampionat. Për titullin kampion, Partizani pas barazimi 1-1 në Krujë, ka një kalendar edhe më të vështirë. Humbja e Tiranës me Kukësin e ka vënë në një pozitë edhe më të vështirë mbi mbijetesën.

Partizani

Pas Laçit, Partizani luan në Vlorë, pret Tiranën në derbi, udhëton në Durrës, dhe pret Kukësin. Nga ana tjetër, Kukësi përballet me Skënderbeun për një vend në finale të kupës, udhëton në Gjirokastër dhe pret po Skënderbeun. Edhe gjashtë javë nga mbyllja e kampionatit, kur në garë janë ende 18 pikë, diferenca prej 10 pikësh favorizon të kuqtë, por kalendari i vështirë nuk i ndihmon aspak. Partizani kërkon që matematikisht titullin ta sigurojë në derbi ndaj Tiranës, për të festuar pritjen e gjatë 25-vjeçare me tifozët, ashtu siç edhe do ta dëshironte çdokush. “Albanian Free Press” mësoi se kjo ka qenë edhe arsyeja që drejtuesit e Partizanit dhe të Tiranës, para derbit që vendos fatet e tyre, kanë zhvilluar respektivisht një analizë me ekipet. Nëse Tirana dhe Partizani nuk fitojnë dy ndeshjet e ardhshme, derbi rrezikon t’i vërë ato përballë një situatë të pakëndshme: humbja për Partizanin mund të rrezikojë fatet e titullit, për Tiranën rënien nga kategoria.

Tirana

Për këtë objektiv të kuqve iu duhet medoemos këtë javë fitorja ndaj Laçit dhe një javë më vonë, ndaj Flamurtarit, synohet që të shmanget humbja. Tirana përballet me Luftëtarin në Gjirokastër këtë mesjavë për kupa dhe po ashtu udhëton në fundjavë për kampionat. Bardheblutë janë përballë një prove më të vështirë: dështimi ose suksesi. Kalimi në finale të Kupës së Shqipërisë, por edhe një rezultat pozitiv për të mos rrezikuar rënien, janë objektivat që presidenti Refik Halili ka vendosur para skuadrës së tij. Pas tre përballjeve direkte me gjirokastritët, Tiranën e pret derbi me Partizanin. Më tej Tirana pret Kastriotin, luan në Laç, dhe pret Flamurtarin, kundërshtarë me objektiva konkretë. Vetëm nëse kalon me sukses Luftëtarin, bardheblutë e presin me qetësi derbin dhe do të kenë shanse të shpëtojnë sezonin. Në të kundërt rrezikojnë shumë, sikurse dy vite më parë. Kastrioti merr tre pikë në tavolinë këtë javë, me Kamzën, dhe shpreson që Tirana të ndalet nga Luftëtari, për t’iu rikthyer garës së mbijetesës.

Kategoria Superiore –  Java 31

E shtunë, më 27 prill 2019

19:00/Partizani-Laçi

E diel, më 28 prill 2019

16:00/Luftëtari-Tirana

16:00/Kukësi-Teuta

19:00/Skënderbeu-Flamurtari

 

Klasifikimi 

Partizani               61

Kukësi                   51

Flamurtari           48

Teuta                    46

Laçi                         44

Skënderbeu       43

Luftëtari               38

Tirana                    36

Kastrioti               31

Kamza                   30