Partizani në prag feste, pret Laçin "e dënuar" (Ndeshjet dhe oraret e javës së 31-të)

Partizani në prag feste, pret Laçin "e dënuar" (Ndeshjet dhe oraret e javës së 31-të)
Atmosferë pozitive te Partizani. Drejtuesit po mendojnë për të organizuar një festë të madhe, me tifozë e të ftuar të veçantë, për titullin e munguar kampion, trofe që mungon prej 25 vitesh. Festa është planifikuar e ndarë në dy pjesë, pas derbit me Tiranën, dhe pas mbylljes së sezonit.

Ndeshja e radhës për të kuqtë është me Laçin që në rast humbjeje humbet edhe shpresat për Europën.

Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës në bazë të Nenit 66/1/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Kjo ka qenë edhe masa e vetme e marrë këtë javë nga Disiplina.

 

Kategoria Superiore –  Java 31

E shtunë, më 27 prill 2019

19:00/Partizani-Laçi

E diel, më 28 prill 2019

16:00/Luftëtari-Tirana

16:00/Kukësi-Teuta

19:00/Skënderbeu-Flamurtari

Kamza-Kastrioti (0-3 tav)

 

Klasifikimi 

Partizani               61

Kukësi                   51

Flamurtari           48

Teuta                    46

Laçi                         44

Skënderbeu       43

Luftëtari               38

Tirana                    36

Kastrioti               31

Kamza                   17