Orgest Stefanidhi dhe Bledar Pupa “miq të djalit të kryeministrit”, përfitime marramendëse

Orgest Stefanidhi dhe Bledar Pupa “miq të djalit të kryeministrit”, përfitime marramendëse
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se dy të rinjtë 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi ishin vënë në përgjim prej tre muajsh pas denoncimeve të shumta që kishin marrë nga qytetarë të ndryshme për aktivitetin e tyre.

Ata prezantoheshin si punonjës të Hipotekës dhe kundrejt shumave të konsiderueshme premtonin qytetarëve se do t'u legalizonin banesat.

Arrestimi i dy të rinjve u bë në flagrancë pasi i kishin zhvatur një shtetaseje rreth 35 mijë euro për një leje legalizimi. Burime policore theksojnë se  se Bledar Pupa, për t’u bërë i besueshëm tek personat që ai mashtronte, u thoshte se ishte “mik i djalit të Kryeministrit Edi Rama, por edhe i disa prej deputetëve të mazhorancës”.

Për pasojë  36-vjeçari u arrestua në një lokal në kryeqytet, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Orges Stefanidhi, 31 vjeç, është arrestuar në ambientet e Burgut të Fierit, ku kishte shkuar që të takonte një të dënuar.