Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit

Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit
 

Pas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se shumë vende të botës, përfshirë edhe rajonin, janë në situatë alarmante nga epidemia e fruthit, edhe në Kosovë është ngritur shqetësimi për këtë sëmundje.

Por në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Klinikën Infektive të QKUK’së, thonë se në Kosovë, nuk ka epidemi të fruthit dhe se situata është e qetë.

Megjithatë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kryejnë vaksinimin kundër fruthit.