Natë e tmerrshme Pashkësh në Sri Lanka, 40 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur nga shpërthimet në kisha dhe hotele

Natë e tmerrshme Pashkësh në Sri Lanka, 40 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur nga shpërthimet në kisha dhe hotele
Në Sri Lanka e diela e Pashkëve është përgjakur, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

Sipas BBC nga shpërthimet 20 persona jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur, por disa media të tjera thonë se numri i viktimave është mbi 40.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa.

Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.