“MeteoAlb” : Sot mot i kthjellët me kalime vranësirash të lehta

“MeteoAlb” : Sot mot i kthjellët me kalime vranësirash të lehta
 

Sot, kushtet atmosferike sipas “MeteoAlb” do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin. Por, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore pa reshje. Pasditja dhe mbrëmja do mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonën e ulët por shira të dobët priten në juglindje.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.