Mësuesit provim në 6 prill, pikët dhe pagesa që përfitojnë

Mësuesit provim në 6 prill, pikët dhe pagesa që përfitojnë
Rritja e pagës vijon nga 5 për qind, deri në 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit. Sipas udhëzimeve të dikasterit të arsimit. arsimtarët që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit 2020. Rezultatet negative nuk penalizojnë mësuesin me humbje të vendit të punës

Të gjithë arsimtarët që plotësojnë vjetërsinë e kërkuar të punës në arsim në muajin prill do t’i nënshtrohen provimit për të fituar shkallën e kualifikimit, rezultatet pozitive të të cilit konfirmojnë edhe rritjen e pagës sipas grupit ku mësuesi bën pjesë. Tre janë shkallët për të cilat mësuesit do të kualifikohen përgjatë këtij viti.  Referuar këtij kushti, në këtë provim kanë të drejtë që të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të 2018-s, zotërojnë të paktën pesë vite pune në arsim. Kjo kategori mësuesish kualifikohet për kategorinë “mësues i kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 10-vjeçare do të testohen për kategorinë e kualifikimit “mësues i specialist”. Ndërsa mësuesit me vjetërsi 20 vjeçare kualifikohen për shkallën më të lartë të kualifikimit që është “mësues mjeshtër”. Kjo ndarje përcakton edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në testin me shkrim që do të zhvillojë në muajin prill. Në këto kushte rritja e pagës vijon nga 5 për qind, deri në 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit. Sipas udhëzimeve, arsimtarët që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit 2020. Rezultatet negative nuk penalizojnë mësuesin me humbje të vendit të punës.

Testimi

Me qindra mësues të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do i nënshtrohen në datën 6 prill provimit për të fituar shkallën e kualifikimit, rezultatet e të cilit janë vendimtare për të siguruar edhe rritjen e pagës nga 5 deri në 20 për qind (sipas kategorisë). Tashmë kanëpërfunduar fazat e aplikimit me dosje pranë drejtorive arsimore të secilit rreth, ku nëpërmjet materialeve të dorëzuara në këtë dosje mësuesit do të sigurojnë edhe pikët bonus me të cilat do të hyjnë në provim. Mësuesit që kanë rezultuar me dosje të rregullt do të vijojnë më tej garën për shkallën e kualifikimit.

5 kriteret e bonusit

Ekspertët e drejtorive të arsimit kanë përcaktuar edhe formatin e vlerësimit me pikë të portofolit profesional të mësuesve që do të kualifikohen për vitin 2019. Pesë janë elementët ku bazohet vlerësimi me pikë bonus i portofolit profesional.

Treguesi i parë që do të përfshihet në vlerësim është plani i një aktiviteti të një klase, ose grupi klasash të organizuar nga mësuesi përkatës. Sa i takon këtij treguesi mësuesi do të vlerësohet në lidhje me strukturën e ndjekur në shkrimin e planit, mënyrën e prezantimit dhe përcaktimin e rezultateve të pritshme.

Elementi i dytë përfshin planifikimi ditor me një strukturë të plotë bazuar në mësimdhënie me në qendër nxënësin sipas kurrikulës me kompetenca. Për këtë tregues mësuesi mund të hartojë dhe plan ditor për dy orë të njëpasnjëshme. Vlerësimi edhe në këtë rast ndjek të njëjtën strukturë, duke u ndalur veçanërisht tek teknikat e mësimdhënies dhe vlerësimit të arritjeve për realizimin e rezultateve të të nxënit.

 

Treguesi i tretë që vlerësohet është testi përmbledhës. Në këtë element mësuesi do të vlerësohet për tipet e ushtrimeve dhe kërkesave, strukturat e testit sipas niveleve, si dhe konvertimin e pikëve në notë. Gjithashtu, mësuesi do të vlerësohet edhe për rezultatet  e të nxënit të kompetencave kyç dhe kompetencave lëndore për një periudhë tremujore (rezultatet e të nxënit që përcaktohen në planin  3 mujor).

Ndërsa elementi i pestë është projekti  kurrikular. “Vlerësimi për secilin  element të përmendur është me tre pikë. Është e detyrueshme që në çdo element mësuesi duhet të fitojë të paktën 1 pikë. Minimumi i pikëve në portofol është 5 pikë, ndërsa maksimumi i pikëve që mësuesi mund të fitojë do jetë 15 pikë.

I njëjti format vlerësimi do të ndiqet edhe për mësuesit e arsimit parashkollor, të cilët gjithashtu do i nënshtrohen provimit për të fituar shkallën e kualifikimit. Pikë të tjera shtesë mësuesit mund të sigurojnë edhe nga kualifikimet e profesionale të dorëzuara në dosjen e tyre.

Konkurrimi për shkallën e kualifikimit

Në provimin e kualifikimit marrin pjesë të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të 2018-s, zotërojnë të paktën pesë vite pune në arsim. Kjo kategori mësuesish kualifikohet për kategorinë “mësues i kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 10-vjeçare do të testohen për kategorinë e kualifikimit “mësues i specialist”. Ndërsa mësuesit me vjetërsi 20 vjeçare kualifikohen për shkallën më të lartë të kualifikimit që është “mësues mjeshtër”. Kjo ndarje përcakton edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në testin me shkrim që do të zhvillojë në muajin prill. Në këto kushte rritja e pagës vijon nga 5 për qind, deri në 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit.

Sipas udhëzimeve të ministrisë së arsimit, arsimtarët që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit 2020. Rezultatet negative nuk penalizojnë mësuesin me humbje të vendit të punë.

Struktura e testit me shkrim

Testi i kualifikimit për secilën lëndë përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet rreth njohjes së dokumenteve zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, si dhe aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Ndërsa pjesa e dytë do të përfshijë pyetjet rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që mësuesi zhvillon në shkollë me nxënësit e tij. Krahas përmbajtjes specifike të lëndës që është e detajuar në mënyrë specifike sipas llojit të lëndës që mësuesi jep, njohja e dokumenteve zyrtare është shumë e rëndësishme. Një pjesë e konsiderueshme e pyetjeve të testit kanë të bëjnë me njohjen e urdhrave, udhëzimeve, ligjeve dhe dokumenteve të tjera ligjore në funksion të veprimtarisë mësimore.

 

Sa i takon gramatikës, mësuesi duhet të dëshmojë në test njohjen e rregullave të drejtshkrimit të standardit të gjuhës shqipe.

Ndërsa në pyetjet rreth etikës mësuesi duhet të dijë si të përshkruajë parimet themelore mbi të cilat është hartuar Kodi i Etikës së Mësuesit, të dallojë sjelljet e mësuesit që burojnë nga parimet themelore, të hartojë vetë një kod të thjeshtë sjelljeje që bazohet në parimet dhe standardet e Kodit të Etikës, të përshkruajë sjelljet model që duhet ta karakterizojnë, në varësi të funksionit që ka në komunitetin e shkollës, si dhe të dijë të sillet në përputhje me rregullat e etikës dhe të sjelljes në marrëdhënie me drejtuesit, stafin pedagogjik, nxënësit, prindërit dhe komunitetin gjatë punës së tij brenda dhe jashtë institucionit arsimor.