Mema: Na duhen pikët, kurrë s’do ta nxirrja Partizanin kampion

Mema: Na duhen pikët, kurrë s’do ta nxirrja Partizanin kampion
Ardian Mema kërkon tre pikët nesër në përballjen që bardheblutë do të kenë me Kukësin në “Selman Stërmasi”. Madje ai deklaroi se kurrë nuk do të bëj tifo për partizanin.

“E thashë në fillim, duhet të jemi të përqendruar. Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do e tregojë se kush do jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh. Me tifozët po. Pa ta është si një ndeshje e vdekur. Pikët janë ato që na bëjnë mirë dhe do i kërkojmë me insistim.

E kam thënë edhe njëherë, pasi kemi fituar me Kukësin fazën e tretë, dhe një nga pyetje që m’u bë ishte se po nxirrni Partizanin kampion. Thashë një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin. Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë ju bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara”. /l.k./

Foto Google