Majlinda Bregu u del në mbrojtje: Të ndalet ngacmimi i grave në rrjetet sociale

Majlinda Bregu u del në mbrojtje: Të ndalet ngacmimi i grave në rrjetet sociale
Numri më i madh i ngacmimeve ndaj grave në internet ndodh në rrjetet sociale dhe qeveritë duhet të marrin seriozisht në konsideratë kuadrin ligjor për ndalimin e ngacmimit përmes internetit, tha sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

“Numri më i madh i ngacmimeve ndaj grave në internet po ndodh në rrjetet sociale dhe këto rrjete përdoren çdo ditë nga 45 për qind e qytetarëve të Evropës Juglindore. Qeveritë duhet të marrin seriozisht kuadrin ligjor për të ndaluar ngacmimet në internet pa kompromentuar lirinë e fjalës”, tha Bregu.

Përmes një komunikate ky Këshill kujton se Komisioni Evropian kohët e fundit nisi një fushatë të quajtur “Respekti digjital për ato” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ngacmimin ndaj grave në internet dhe promovimin e praktikave më të mira në luftimin e këtij problemi.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal shpreh gatishmërinë që të ndihmojë qeveritë në rajon për të adresuar çështjen e ngacmimeve ndaj grave në internet.

"Dhuna në internet mund të shkaktojë vështirësi psikologjike, seksuale dhe ekonomike. Mund të heshtë gratë dhe zvogëlojë praninë e tyre në internet", thuhet në komunikatën e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

Këshilli, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, ka si qëllim ndihmën në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Evropës Juglindore. Themelimi i tij u bë në vitin 2018.

Marrë me shkurtime nga REL