Lajmet e mediave për hetimet në Rinas, reagojnë Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit

Lajmet e mediave për hetimet në Rinas, reagojnë Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë reaguar pas disa lajmeve të publikuara në media lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas.

Krimet e Rënda shprehen se lajmet e e publikuara sot që lidhen me hetimet për ngjarjen në Rinas janë të pavërteta dhe të pasakta dhe nuk ka asnjë të dyshuar.

Gjithashtu organet ligjzbatuese garantojnë se mbeten të angazhuara për zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

Më herët mediat raportuan se policia ka të paktën tre të dyshuar ku njëri prej tyre është një ish-polic me iniciale M.H. dhe dy persona të quajtur Aleks Pepa dhe Klement Çala janë duke u hetuar si të dyshuar, por ende nuk ka prova që të mund t’i akuzojnë zyrtarisht.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/