Kreditë, bankat kritere shtesë për individët dhe bizneset

Kreditë, bankat kritere shtesë për individët dhe bizneset
Banka e Shqipërisë deklaron se në tre muajt e parë të vitit pati u dhanë më pak kredi, ndryshe nga sa pritej, gjë që tregon se sa pak është mbështetur ekonomia. Po sipas saj, u shtuan kriteret për marrjen e një kredie nga bizneset, apo dhe individët.

Vrojtimi i fundit i BSH konstaton se standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan qoftë në sektorin e investimeve apo dhe për kërkesat për likuiditete në segmentin e biznesit të madh. Por edhe Kërkesa për të marrë financime prej institucioneve financiare u vlerësua më e ulët, sidomos tek bizneset e vogla e të mesme.

Një trend negativ është shënuar dhe për kreditë me qëllim blerje banese, apo për konsum prej individëve.

Shqetësues është fakti se bankat janë treguar të rezervuara për faktin se nuk presin përmirësim të situatës ekonomike në vend apo përmirësim të aftësisë paguese të kredimarrësve si edhe rreziqet lidhur me kolateralin; si edhe toleranca e bankës ndaj rrezikut. Ky raport duket se është pikë kthese për kreditimin, pasi në fund të vitit 2018 u shënua një rritje e shumës që bankat dhanë për individët apo dhe bizneset. /l.k./

Foto Google