Kosova po “rrëmben” mallrat shqiptare që deri dje shiteshin në Gjermani dhe Greqi?!

Kosova po “rrëmben” mallrat shqiptare që deri dje shiteshin në Gjermani dhe Greqi?!
Ato mallra shqiptare që sot po shkojnë drejt Kosovës, pasi atje tregu po i kërkon ngaqë po ai mungojnë ato serbe, deri dje shiteshin diku tjetër.

Në këtë këndvështrim, duket se Kosova ua ka “rrëmbyer” këto mallra tregjeve të tjera që i tregtonin ato më parë.

Por cilat mund të jenë këto vende?

Me siguri që janë ato të cilat kanë njohur edhe rënien më të madhe të eksporteve të mallrave “Made in Albania”.

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë këtij viti një dukuri e tillë është vënë re në Gjermani dhe Greqi.

Kjo pasi janë pikërisht këto dy vende që figurojnë me të dhëna negative, si për muajin mars, edhe për gjithë muajt e parë të këtij viti.

“Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Gjermania -13.5% dhe Greqia -14.8%”, pohojnë ekspertët e INSTAT-it, vetëm për marsin 2019.

Kurse për tremujorin, ato përmenden sërish, por me shifrat negative prej -6.7% dhe -13.4%.