Komisioneri Publik ankimon vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës: Të shkarkohet

Komisioneri Publik ankimon vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës: Të shkarkohet
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka.

Sipas Komisionerit Publik Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë ndërkohë që kërkon nga KPA të marrë në shqyrtim çështjen.

"Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Peka".

/f.ç/Albanian Free Press Online/