Keidi Bare: Nga lufta në Shqipëri, te parajsa në Spanjë

Keidi Bare: Nga lufta në Shqipëri, te parajsa në Spanjë
Talenti kuqezi flet për udhëtimin nga Fieri drejt Greqisë e më tej në Spanjë. Lojtar i Altetico Madrid, i huazuar te Malaga, ai ka gjetur parajsën në këtë qytet: Në vendin tim do haja fasule

Nga Aranit Muraçi

Në Shqipërinë e varfër pas rënies së sistemit piramidal dhe trazirave të përgjakshme lindi Keidi Bare, djali i një futbollisti fierak. Ishte gushti i vitit 1997, kur një mision ushtarak filloi të restaurohej në vendin e tij, falë ndihmës së OKB-së, por një konflikt tjetër, ai i Kosovës, kërcënoi sërish stabilitetin e rajonit. Kejdi Bare tani është një lojtar i dalluar i Malaga. Me ekipin aktual kërkon kthimin në elitën e futbollit spanjoll. Në fakt, fëmijëria e tij aq sa kujtohet, kaloi duke luajtur në rrugë me shokët dhe asnjëherë nuk e hiqte topin nga këmbët. “Unë kam lindur në kohë lufte dhe kur gjërat ishin shumë të vështira, por ata që e vuajtën vërtet atë ishin prindërit e mi, sepse jetuan një kohë shumë të keqe”, theksoi Bare.

Për pasojë, në moshën 11 vjeç, kur prindërit panë që djali i tyre kishte talent, dhe kishte mundësi për t’u bërë futbollist profesionist, ata nuk hezitonin ta çonin në Greqi. “Që kur isha fëmijë doja të bëja gjëra të mëdha, edhe pse isha shumë i mirë në shkollë. Por isha më i mirë në futboll. Ata bënë atë që ishte më e mira për mua, si çdo baba apo nënë. Bërtisnin çdo ditë, që të mësoja.” Fati i tij e çon në një vend mesdhetar: Spanjë. “U ktheva pesë vjet më vonë në vendin tim, te Apolonia në Fier, dhe pesë muaj më pas u thirra për provë te Atletico Madrid.” Ai kaloi provën dhe te kalon te skuadra e dytë, për t’u huazuar te Malaga, me qëllim që të kishte hapësira të luante. Kejdi Bare ishte përzgjedhur edhe nga trajneri Diego Simeone në ekipin e parë, në disa raste, ndërkohë që aktualisht po shijon përvojën e re, ku po spikat me ekipin e Malaga. I rritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, përveç karrierës Bare thotë se po përjeton momentet më të mira në Malaga, ku mund të shijojë një nga pasionet e tij. “Më duket vetja si në parajsë, kur eci në plazh, apo kur ulem or të ngrënë ushqim deti... kjo është ajo që më pëlqen më së shumti, duket qesharake, sepse në Shqipëri ka një pjatë tipike që të gjithë e hanë, fasulet, dhe nuk ka shqiptar që nuk e ha atë ... përveç meje,” qesh ai.

Te ekipi shpresa i Shqipërisë, që drejtohet nga Alban Bushi, ai ka gjetur një lojtar tjetër që luan në Spanjë, Rey Manaj, sulmuesi i Albacete, rival i Malaga. “Ai është miku im më i mirë, ne flasim dhe me shaka më thotë se kur të luajmë do më ndalë, por ai e di se ne do të fitojmë”, qesh sërish Bare. Pra, Keidi, një djalë i 21-vjeçar, që preferon një libër ose të dëgjojë një bisedë të mirë, e jo të luajë “video games”, ndërkohë që prindërit e tij jetojnë me të, për të ndjekur rrugën e vështirë që ai nisi nga Shqipëria kur i duhej fillimisht të emigronte për në Greqi, e për të vazhduar më tej drejt suksesit.