Katolikët kremtojnë në Katedralen e Shën Palit: Krishti u ngjall!

Katolikët kremtojnë në Katedralen e Shën Palit: Krishti u ngjall!
 

Në Katedralen “Shën Pali” në kryeqytet, besimtarët katolikë po kremtojnë ringjalljen e Krishtit në një meshë të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo,

Me ritet e natës së Pashkëve, besimtarët kremtojnë ngjarjen e madhe, që në besimin e tyre ndryshoi rrjedhën e historisë së njerëzimit. Kremtojnë fitoren e Krishtit mbi vdekjen, ngadhënjimin e njerëzimit mbi të keqen

Për katolikët, nata e Pashkëve është “Nëna e të gjitha netëve të lutjes”, sepse natën e Pashkëve, kisha mbarë i kumton njerëzimit ngjalljen e Krishtit.

Triditëshi i Pashkëve arrin kulmin në natën që kremtohet ndërmjet së “shtunës së madhe” e të “dielës së ringjalljes”. Katër janë simbolet e liturgjisë së natës së Pashkëve: drita, fjala, uji dhe buka. Të gjitha shpjegohen me mënyrat me të cilat Jezusi është shfaqur në tokë.