Kapen qindra orë false në Gjermani, do të shiteshin në Shqipëri

Kapen qindra orë false në Gjermani, do të shiteshin në Shqipëri
Plot 252 orë dore të falsifikuara janë konfiskuar nga zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.

Sipas raportit të mediave vendase ato orë ishin prodhuar në Hong Kongu dhe do të shiteshin në Shqipëri.

Krahas orëve të dorës,  u sekuestruan gjithashtu edhe 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve. Prodhuesit origjinalë,  konfirmuan dyshimin e falsifikimit dhe kërkuan që ato të ndalohen.

Nëse orët do të ishin origjinale ato do të shiteshin në treg për gjithsej 60,500 euro.

Ndërkohë, autoritetet gjermane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e porositësve të mallit. /l.k./

Marrë nga nordhessen-journal.de