Justin Bieber në depresion, ndërpret karrierën dhe kërkon ndihmë nga fansat: Lutuni për mua!

Justin Bieber në depresion, ndërpret karrierën dhe kërkon ndihmë nga fansat: Lutuni për mua!
Është i famshëm, i pasur, i ri në moshë, por as këto nuk mjaftojnë për të qenë i lumtur.

Përkundrazi, ndodh që të shkaktojnë probleme mendore, sikurse i ka ndodhur Justin Bieber, aq sa ai thotë se është tërhequr nga karriera për ca kohë, me shpresë se do të bëhet një njeri i dobishëm për familjen.

Këngëtari e konsideroi betejën me problemet e shëndetit mendor si periudhën më sfiduese të jetës së tij.

“Të bëhem më mirë çdo ditë, të kthehem sërish mbrapa. Nuk do të ndalem kurrë së luftuari,”-tha ylli i popit në një postim në Instagram. “Periudha më sfiduese e jetës sime.”

Këngëtari 25-vjeçar ka folur shumë shpesh me fansat e tij për problemet e shëndetit mendor.

Muajin e kaluar, Justin tha se po përqendrohet tek vetja e tij për tu përqendruar tek martesa e tij me Hailey Baldwin, si dhe të bëhet babai i duhur për fëmijët e tij.

Madje ai iu kërkoi fansave të luteshin për të, që të arrijë këtë objektiv, ndërsa konfirmoi edhe tërheqjen nga muzika për disa kohë.