Ish-presidenti Alfred Moisiu: Në Shqipëri ka politikanë që duhet të jenë prapa hekurave

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Në Shqipëri ka politikanë që duhet të jenë prapa hekurave
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu thotë se Shqipëria ka politikanë që meritojnë të jenë prapa hekurave.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai tha ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të mbajnë përgjegjësi. Në Shqipëria tha ai nuk dënohen hajdutët dhe kriminelët, por policët dhe mjekët.

“Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime. Dhe ne po të njëjtët politikanë i kemi akoma në krye të punëve. Do vijë një kohë që do kërkohet përgjegjësi dhe llogari. Reforma në drejtësi këtë qëllim ka. Nuk ka thjesht qëllim që gjyqtarët e korruptuar ti mënjanojmë, por duke stabilizuar drejtësinë ajo do stabilizojë dhe politikën. Deri tani nuk kemi asnjë politikan prapa hekurave që e meritojnë”, deklaroi ish-presidenti Moisiu. /l.k./

Foto Google