Inter në kërkim të zëvendësuesit të Icardit, del në shitje fanelle e yllit të Juventusit si interist

Inter në kërkim të zëvendësuesit të Icardit, del në shitje fanelle e yllit të Juventusit si interist
Teksa mediat e kanë bërë fakt të kryer largimin e Icardit, Inter po mendon për zëvendësuesin ideal.

E pikërisht në këtë moment faqja "FcInterNews.it", ka postuar një foto suprizë ku shihet një fanellë e sulmuesit të Juventusit Paolo Dybala që ka dalë në shitje.

Duke iu referuar kësaj fotografie, Dybala do të mbaj fanellën me numër 21 te zikaltërit. Ai pritet t'i kushtojë rreth 50 milionë euro arkave të klubit nga Milano, i cili mund të përfshijë edhe kartonin e Icardit për të bërë të vetin talentin argjentinas.

/f.ç/Albanian Free Press Online/