Euro rinis “avazin”, zbret në nivelin më të ulët të vitit

Euro rinis “avazin”,  zbret në nivelin më të ulët të vitit
Monedha e përbashkët evropiane, euro, duket se i është rikthyer sërish “avazit” të vitit të kaluar, kur njohu një rënie pikiatë të saj. Kështu, gjatë ditës së djeshme ajo ka njohur nivelin më të ulët të këtij viti.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.39 lekë, duke rënë me -0.27 lekë kundrejt një dite më parë.

Ekspertët e shpjegojnë një dukuri të tillë me një ofertë të shtuar të euros gjatë javëve të fundit, pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ndërsa është ndërprerë transporti i tyre jashtë vendit.

Sipas tyre, gjatë këtij muaji, që nga 9 prilli, kur ndodhi ngjarja në fjalë, euro ka humbur plot 1.5 lekë në kursin e brendshëm të këmbimit valutor. Sikundër, ekspertët pohojnë se në këtë situatë kanë ndikuar edhe efektet sezonale.