E rrallë, arrestohet një papagall në Brazil

E rrallë, arrestohet një papagall në Brazil
 

Një histori përtej të zakonshmes….Lajmi i publikuar dhe nga “Guardian” e  “Washington Post” ka bërë shumë shpejt xhiron e botës.

Policia braziliane arrestoi një papagall dhe padronin e tij. Shpendi ishte mësuar nga padroni i tij – një shpërndarës droge, që ta lajmëronte sapo të shihte një agjent policie që afrohej.

“Kujdes policia” ishte fraza që padroni i tij i kishte mësuar për të përdorur në këto raste.