Durrës, sekuestrohen mijëra koli me cigare kontrabandë

Durrës, sekuestrohen mijëra koli me cigare kontrabandë
Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabande në Doganën e Durrësit.

“Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjate kontrollit u konstatua se te gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si marke cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur”, deklaruan autoritetet policore.

Sipas tyre sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim te plote apo te pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, te parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal. /l.k./

Foto Google