Champions League, sa “e varfër” Shqipëria!

Champions League, sa “e varfër” Shqipëria!
Vendet Europiane që kanë dominuar ose kanë prekur gjysmëfinalet

Uefa konfirmoi datat e ndeshjeve të para dhe ato të kthimit, të vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Për nga rëndësia që ka finalja e madhe ekipet angleze kanë shtyrë ndeshjet e kampionatit, për të pasur më shumë kohë që të përgatiten e të kualifikohen.

Totenhem pret  ekipin holandez të Ajaksit më 30 prill dhe ndeshja e dytë do të luhet me 8 maj, në Amsterdam. Liverpul udhëton drejt Barcelonës për ndeshjen e parë, të mërkurën më 1 maj, dhe pret ekipin spanjoll në Anflid më 7 Maj. Ndërkohë që të dyja këto ekip nuk do të luajnë ndeshjen e radhës së Premier League, sipas programit.

Gjithsesi, pas përcaktimit të katër ekipeve gjysmëfinaliste, ajo që bie në sy në historinë e Champions league, është numri i madh i skuadrave spanjolle dhe angleze, që kanë dominuar këtë kompeticion.

Asnjë ekip shqiptar ende nuk ka arritur fazën e grupeve të Champions, ndërkohë që vendet kryesore të Ballkanit si dhe ato të Europës kanë arritur deri në gjysmëfinale, çka tregon rëndësinë e këtij kompeticioni, suksesin që kanë vendet e tjera dhe dështimin historik që ndjek futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, për klube.

Nga Ballkani, kujtojmë se ekipet kroate e sllovene kanë arritur fazën e grupeve, përveç Shqipërisë, dhe dy vendeve të vogla, Maqedonia e Mali i Zi, të cilët ndryshe nga Shqipëria, kanë më pak se dy dekada histori futbolli.

Champions, arritjet në gjysmëfinale sipas vendeve (përfshirë edhe 2018/19)

56 Spanja (Real Madrid 29, Barcelona 16, Atletico M. 6, Valencia 2, Deportivo 1, Real S. 1, Vilarreal 1)

42 Anglia (Manchester U. 12, Liverpool 11, Chelsea 7, Leeds 3, Arsenal 2, Notingham F. 2, Totenham 2, Aston Vila 1, Manchester C.  1, Derby C. 1)

35 Italia (Juventus 12, Milan 12, Inter 8, Roma 2, Fiorentina 1)

32 Gjermania (Bayern M 19, Borusia D 4, Hamburg 3, Borussia M 2, Bayer L. 1, Eintracht F. 1, Këln 1, Schalke 1)

14 Franca (Monaco 4, Marseille 2, Reims 2, St-Etienne 2, Bordeaux 1, PSG 1, Lyon 1, Nantes 1)

14 Holanda (Ajax 9, PSV Eindhoven 3, Feyenoord 2)

11 Portugalia (Benfika 8, Porto 3)

8 Skocia (Celtic 4, Dundee 1, Dundee U 1, Hibernian 1, Rangers 1)

4 Belgjika (Anderlecht 2, Club Brugge 1, Standard Liezh 1)

4 Rumania (Steaua B 3, Dinamo Bukuresht 1)

4 Serbia (Crvena Zvezda 3, Partizan 1)

3 Greqia (Panathinaikos 3)

3 Hungaria (Ujpest 1, Vasas 1, Gyor 1)

3 Zvicra (Zurih 2, Young Boys 1)

3 Ukraina (Dynamo Kiev 3)

2 Austria (Rapid Vienë 1, Austria Vienë 1)

2 Çekia (Dukla Praha 1, Sparta Praha 1)

2 Suedia (Goteborg 1, Malmo 1)

1 Bullgaria (CSKA Sofia 1)

1 Rusia (Spartak Moskë 1)

1 Sllovakia (Spartak Trnava 1)

1 Turqia (Gallatasaray 1)