Britani, thyhet rekordi 70-vjeçar i temperaturave të larta

Britani, thyhet rekordi 70-vjeçar i temperaturave të larta
Dje, të shtunën, Britanikët përjetuan ditën më të ngrohtë të këtij viti, ku u regjistrua fundjava më e nxehtë e pashkëve në 70 vjetët e fundit pasi temperatura arriti në 25.5 gradë.

Pritet që temperaturat në Britaninë e Madhe të rriten edhe më tutje dhe të shkojnë në 27 gradë deri të hënën. Kjo do të ishte temperaturë më e lartë se ato që po mbretërojnë aktualisht në pjesën tjetër të Evropës, në Algjeri dhe Marok.

 

Rekordi për fundjavën më të nxehtë të pashkëve në Britani të Madhe ishte regjistruar në vitin 1949, kur temperatura në pjesën veriore të Londrës kishte shkuar në 29.4 gradë.

Banorët e Londrës po e shijojnë motin me diell. “Është mrekulli kur moti është i tillë, po shkoj t’i shikoj fëmijët duke vrapuar”, tha Niamh Collins, djemtë e së cilës po luanin me pushkë lodra, të cilat i kishin mbushur me ujë.