BERZH do investojë rreth 1.1 miliardë euro në Ballkan gjatë vitit të ardhshëm

BERZH do investojë rreth 1.1 miliardë euro në Ballkan gjatë vitit të ardhshëm
Synon të investojë 40% të angazhimeve të tij vjetore në ekonominë e gjelbër deri në vitin 2020

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) synon të investojë përsëri rreth 1.1 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor këtë vit. Kjo, me fokus në sektorin privat dhe lidhjen e tranzicionin në ekonominë e gjelbër, sipas presidentit të BERZH, Suma Chakrabarti. Në vitin 2018, huadhënësi i njohur ndërkombëtar investoi më shumë se 1.1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor përmes 67 projekteve.

Ndërkaq, sipas tij vetëm në Kosovë, po synohet një rritje e ndjeshme e investimeve të tij, deri në 100 milionë euro në vit mot, nga 52 milionë euro në vitin 2018. “Në total, ne kemi investuar 363 milionë euro në 63 projekte në Kosovë deri më sot. Sfidat që duam të trajtojmë janë të ngjashme me ato të rajonit më të gjerë: nxisin potencialin e sektorit privat, forcojnë integrimin dhe adresojnë sfidën e energjisë”, tha Chakrabarti. Nga ana tjetër, duke komentuar mbi ndikimin e strategjisë së re të BERZH për sektorin e energjisë në operacionet e bankës në Ballkanin Perëndimor, një rajon ky shumë i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike, Chakrabarti tha se banka është vendosur të japë një kontribut të fortë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm se energjia është një çështje vendi-mtare në Ballkanin Perëndimor, ku shumica e gjenerimit të energjisë varet nga qymyri dhe standardet e efikasitetit në të gjithë zinxhirin e vlerës lënë një hapësirë të konsiderueshme për përmirësim”, sqaroi ai.