Aspas, Spanja frymëzohet prej “heronjve”!

Aspas, Spanja frymëzohet prej “heronjve”!
Një qytet i tërë i dashuruar pas Iago Aspas. Prej tij Celta Vigo beson fuqishëm te mbijetesa, Spanja përmes një revolucioni që ka nisur, synon rikthimin sërish si një skuadër elitare në botë     

Nga Aranit Muraçi  

Ajo që ndodhi pas lëndimit të tij ishte rikthimi te goli, përmes lotëve. Por i rikthyer në ekip për të parën herë pas dy muaj dëmtimi, në ndeshjet që po vendosnin statusin e klubit të mbijetesës, Aspas me shokë, përmbysën humbjen nga 2-0, në 3-2, ndaj Villarreal. Iago Aspas rikthimin e konkretizoi me një gjuajtje të lirë të mrekullueshme para se fitorja të vulosej prej tij nga pika e penalltisë. Ishte një skenar epik për heroin e rikthyer, i cili u ul në stol përmes lotëve, pas ovacioneve të shumta të tifozëve. Aspas shënoi edhe një nga dy golat në barazimin e fundit 3-3 të skuadrës së tij ndaj Huesca, ndërkohë që Celta është në zonën e ftohtë, por pas rezultateve të fundit ka vetëm një pikë më pak se Vilareal dhe Valadolid.

Motoja e Celta është “afouteza e corazón” (guxim dhe zemër). Afouteza është përcaktuar në galicianisht si “dispozitë e atij që vepron pa frikë përballë fatkeqësisë” dhe kjo e përmbledh Aspas, në përsosmëri. Në të vërtetë, ai e tregoi këtë kurajë në debutim me skuadrën kombëtare kundër Anglisë, askund më pak, por në stadiumin “Wembley”, ku me golin e tij La Roja  u rikthye në lojë dhe barazoi rezultatin, në 2-2. Ai ishte gjithashtu në provë gjatë debutimit në finalet e Kupës së Botës, vitin e kaluar në Rusi, kur erdhi nga stoli në ndeshjen e fundit të grupit të Spanjës për të shënuar një gol me këmbën e tij të djathtë, ndonëse ishte edhe pika e dobët e tij. Goli i minutës së fundit në barazimin dramatik 2-2 me Marokun, i siguroi Spanjës  një vend mes 16-më të mirave. Nuk u duk as ndonjë mungesë guximi prej tij, kur humbi 11-metërshin në ndeshjen e ardhshme, për kalimin në çerekfinale. “E kam vuajtur atë moment shumë herë,” - tha lojtari. - “Doja të merrja përsipër goditjen dhe nga ana tjetër në atë moment duhet të marrësh shumë vendime të dyfishta. Unë zgjodha për të goditur ashtu siç bëra, por portieri e ndali atë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të vazhdosh përpara. Në raste të tilla duhet mbështetja e miqve dhe familjes për të vazhduar”.

Aspas pësoi një tjetër “traumë” me përjashtimin e tij nga skuadra e parë e Luis Enrique, kur ai sapo iu bashkua Spanjës, pas “Rusi 2018”. Lojtari i Celta e di se është e vështirë për një sulmues për të përcaktuar rrugën e tij, në formacionin e ekipit kombëtar, edhe pse ai ka një “armë të fortë” mbi vete, duke qenë spanjolli më i mirë në La Liga, për dy sezonet e fundit. Shpreson për të mbajtur këtë status. Diego Costa, i dëmtuar. Aspas iu dha një tjetër shans me La Roja dhe kishte nevojë vetëm për një sesion trajnimi që Enrique, ta përfshinte  në “XI” bazë për ndeshjet e ardhshme. “Unë luajta ashtu siç dija të bëja me Celta,” – shton Aspas. – “Pas ndeshjes, trajneri më tha që të vazhdoja punën, për të marrë mundësi të tjera.”

Duke mos u kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Kombeve, Spanja e nisi fushatën kualifikuese “EURO 2020”, me ndryshime në skuadër, por edhe me disa pasiguri rreth stilit të lojës së ekipit. “Ne jemi në një periudhë tranzicioni, siç tha vetë trajneri. Disa lojtarë të mëdhenj me përvojë të madhe janë larguar dhe lojtarë të rinj po vijnë. Por Spanja është një ekipi i madh”, - këmbëngul sulmuesi. Si një konsumator i pangopur për futboll dhe admirues i hapur i filozofisë së Pep Guardiola, ai thotë se “ne i kërkuam Galicianit që të merrte stilin e tij, në ekip kombëtar.” Por mbi filozofinë e futbollit spanjoll, që dominoi botën për një dekadë,  Aspas shton: “Pjesërisht, mendoj se duhet ta harrojmë tiki-takën, e cila i takon një brezi tjetër dhe të ripërcaktojë stilin tonë. Ajo që trajneri po kërkon të bëjmë është që të mbajmë si armë atë të posedimit të topit, që ne të gjithë e njohim, dhe dimë ta kombinojmë atë me koncepte të reja që stafi po na prezanton, të përshtatura edhe për lojtarët që ai sjell,” thotë Aspas. Pas eliminimit të Spanjës nga Rusi 2018, sfida të tjera i presin iberikët, ndërkohë përpara vazhdoi të përfshihej nga turneu, duke thënë: “Më pëlqen shumë se si Belgjika luajti mbrojtës qendre dhe një në krah, dhe Kroacia, që askush nuk e shihet si favorite, shkallë-shkallë shkoi deri në finale. Vitet e fundit, shohim gjithnjë e më shumë ekipe, me nga pesë mbrojtës, për në Botërorin e fundit, ne pamë ndryshime edhe në stilin e lojës. Shumë ndeshje u vendosën përmes penalltive apo episodeve.”  Në qershor bëhen 10 vjet, që kur ai debutoi në “Balaidos”, në stadiumin e tij të dashur. Në atë sezon Celta rrezikonte rënien dhe në tre javët e fundit rivalizonte me Alavesh. Në përballjen direkte duhej fitorja. Pas 60 minutave lojë, pa gol, trajneri vendos t’i japë një shans talentit që sapo ishte “graduar” nga Akademia e klubit. Dhe ishte Aspas, ai që shënoi golin e vetëm, të fitores, që mjaftoi për të shpëtuar Celta, e për t’i hapur rrugë karrierës së tij, si një ndër lojtarët më të mirë të dekadës së fundit në Spanjë.

 

Pikante për Aspas

Ai ka qenë në librat e Celta që nga mosha nëntë vjeçare. Në vitet e kaluara, ai ka kaluar vetëm dy sezone jashtë klubit: 2013/14 (Liverpool) dhe 2014/15 (Sevilla, ku fitoi Europa League)

Kujtimi e para nga Kupa e Botës: “SHBA 1994, Luis Enrique duke u rikthyer, dënimi fatal i Roberto Baggios, Ronaldo në Botëror ...”

Partneriteti më i mirë: “Me Fabian Orellana dhe Nolito. Vitin që u kthyem në Celta (2015) formuam një front të shkëlqyeshëm tre dhe ndihmuam kualifikimin e klubit për në Europa League”.