As 24 orë nga djegia e katedrales së famshme të Parisit, 600 milionë euro donacione. Ja kush i dhuroi?

As 24 orë nga djegia e katedrales së famshme të Parisit, 600 milionë euro donacione. Ja kush i dhuroi?
Më i pasuri i Francës, Bernard Arnault, i shtohet personave që po dhurojnë donacione, madje me një shifër rekord: 200 milionë euro, që të riparohet një ndër simbolet e vendit të tij, Katedralja e famshme  e Noter-Damit, pasi ndërtesa simbol i Parisit, gati 800-vjeçare, u përfshi nga flakët një natë më parë.

Më herët 100 milionë dollarë u premtuan se do të jepen si donacion nga bashkëshorti i yllit të kinemasë, Salma Hayek, pronar i një kompanie karburantesh. Në total, me kontribute të tjera në shuma më të vogla, donacionet kanë shkuar deri tani në shifrën 600 milionë euro.

Pa kaluar as 24 orë nga djegia e katedrales, janë derdhur qindra milionë euro për t’i rikthyer si më parë një ndër ndërtesat, që konsiderohet ndër shekuj, edhe si krenaria e Francës.

Miliarderi francez Bernard Arnault, pronar i LVMH, ishte i fundit që premtoi shumën më të madhe deri tani, 200 milionë euro për të riparuar Katedralen “Notre-Dame”. Shifra e parë rekord 100 milionë u dha si donacion nga bashkëshorti i dives së Hollivud, Francois-Henri Pinault (foto kryesore: Arnault e gruaja e tij Helene, djathtas; Pinault dhe ylli i Hollywood Hayek majtas; në mes presidenti Macron jashtë Notre Dame, kur po digjej, foto poshtë katedralja gjatë djegies).