Apeli: Kujdes! Bitcoin-it mund t’i bjerë vlera edhe brenda një minute

Apeli: Kujdes! Bitcoin-it mund t’i bjerë vlera edhe brenda një minute
Mund t’ju duket si monedhë tërheqëse për momentin pasi paraqet një vlerë të lartë, por duhet të kini kujdes pasi Bitcoin mund ta humbasë shumë shpejt atë.

Ky është një tjetër paralajmërim që mbërrin nga Banka e Shqipërisë për monedhën virtuale.

“Rritja e menjëhershme e kërkesës për Bitcoin, rezulton në luhatje drastike të çmimit. Nga ana tjetër, dalja e monedhave virtuale me teknologji dhe karakteristika të ngjashme ose më tërheqëse, e çon çmimin e Bitcoin  afër  zeros”, pohojnë ekspertët e saj.

Duke u tërhequr vëmendjen qytetarëve që e preferojnë monedhat virtuale se ato nuk janë “të sterilizuara” nga luhatjet drastike, siç mund të luhaten dhe ofertat e tyre. Së dyti, nëse arsyeja kryesore e investimit në monedha virtuale do të jetë lehtësia dhe kostoja e ulët e kryerjes së pagesave me volum të madh, ose anonimiteti në kryerjen e transaksioneve, atëherë këto efekte do të jenë të përkohshme ose të kufizuara. Stabilizimi i çmimit të Bitcoin në një nivel të caktuar do të pakësojë pritshmëritë për fitim të shpejtë dhe mjetet financiare të investuara në monedha virtuale do të rikthehen në sistemin bankar”, thuhet më tej në studimin e Bankës së Shqipërisë.