Anija “Mati” shpëton 2 peshkatarë

Anija “Mati” shpëton 2 peshkatarë
 

Në perëndim të gadishullit të Karaburunit, anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, të cilët kishin dhënë alarmin për ndihmë.

Dy peshkatarët u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit, siç bëjnë me dije burime policore. Peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dy peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.