Anglishtja rikthen konkursin e pranimit të studentëve pas 13 vitesh

Anglishtja rikthen konkursin e pranimit të studentëve pas 13 vitesh
Gjuha angleze mbetet dega më e preferuar, ku për 250 kuota, kandidojnë mbi 5 000 nxënës. Për vitin e ri akademik Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit të kandidatëve në të 6 fakultet e tij. Pesha kryesore i lihet notës mesatare të gjimnazit. Ndërsa pesha e maturës dhe lëndët formuese janë në varësi të fakulteteve ku do të garojnë kandidatët

Fakulteti i gjuhëve të huaja këtë vit ka ndryshuar kriteret e pranimit  të studentëve të rinj në degën e anglishtes, duke futur testimin. Kjo sipas drejtuesve ka për qëllim përthithjen e studentë me notë mesatare të lartë. Sipas kritereve të përcaktuara, 60 për qind e pikëve do të jenë nga gjimnazi dhe nota mesatare dhe 40 për qind nga testimi që do të zhvilloje vetë fakulteti.

Konkursi

Rikthehet konkursi në fakultetin e gjuhëve të huaja pas 13 vitesh. Kjo ka qenë kërkesa e Departamentit të Gjuhës Angleze e cila është miratuar në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës . “ Qëllimi i këtij propozimi është për të ngritur cilësinë e kandidatëve të cilët do të pranohen në degën e gjuhës Angleze, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ndërkohë sa i takon degëve të tjera do të zbatohet formula e thjeshtë e e mesatares së përgjithshme të lëndëve që kanë marrë kandidatët në gjimnaze” pohojnë drejtuesit e këtij fakulteti.

Kriteret

Për vitin e ri akademik Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit të kandidatëve në të 6 fakultet e tij. Pesha kryesore i lihet notës mesatare të gjimnazit. Ndërsa pesha e maturës dhe lëndët formuese janë në varësi të fakulteteve ku do të garojnë kandidatët. Në gjuhën angleze maturantët do ti fitojnë nga nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme përfshirë këtu edhe notat e Maturës Shtetërore. Ndërkohë që 40 për qind të pikëve do ti lihen konkursit të pranimit për testimin e njohurive gjuhësore. “Brenda muajit prill fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të nxjerrë një rregullore ku do të vendosen edhe kriteret për konkurrim. Po ashtu do të vendoset edhe data-base mbi të cilin do të studiojnë kandidatët të cilët do të aplikojnë për të ndjekur këtë degë” pohon Alban Foçi zv/dekan i këtij fakulteti.

Kërkesat

Sipas tij, gjuha angleze është më e kërkuara në këtë fakultet, pasi për 250 kuota, aplikojnë rreth 5000 mijë kandidatë. “Në bazë të aplikimeve që ne kemi, gjuha angleze është e para. Më pas renditen italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, spanjishtja dhe turqishtja, dhe në fund fare janë greqishtja me rusishten” pohon Foçi.