Angela Martini bëhet shkrimtare!

Angela Martini bëhet shkrimtare!
Angela Martini kohët e fundit ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Modelen simpatike nuk e kemi parë më të angazhuar në modeling, por për këtë tërheqje nga modelingu paska një arsye interesante.

Angela  mesa duket ka hequr dorë përfundimisht nga modelingu, për t’ju përkushtuar plotësisht pasionit tjetër që ajo ka, teksa ka treguar që është një shkrimtare shumë e talentuar dhe për momentin po shkruan librin e saj të dytë.

Si shkrimtare të talentuar e kanë konsideruar edhe revistat e huaja të cilat kanë shkruar për modelen shqiptare. “Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine” kanë realizuar intervistë me Angela Martinin dhe e kanë pyetur për pasionin e saj për të shkruar. Në intervistë ajo ka treguar që momentalisht po shkruan librin e dytë, me në fokus marrëdhëniet njerëzore.