Aksioni i opozitës, PD mbledh strukturat

Aksioni i opozitës, PD mbledh strukturat
Vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik, do të jenë temat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar që Partia Demokratike ka paralajmëruar mesditën e sotme.

Prej disa muajsh, kjo forcë politike ka dalë në protesta, duke kërkuar largimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike. Pikërisht, ecuria e mëtejshme e këtij aksioni politik do të diskutohet prej saj në mbledhje.

“Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin përkatës të Partisë Demokratike.

Ndërkaq, ditën e sotme parashikohet të zhvillohet edhe protesta e dhjetë e opozitës, në një kohë kur parlamenti do të zhvillojë edhe seancën e tij plenare të radhës.