14-vjeçari shqiptar ngre në këmbë jurinë, Dio Dragaj siguron finalen në “The Voice Kids’’ të Gjermanisë (VIDEO)

14-vjeçari shqiptar ngre në këmbë jurinë, Dio Dragaj siguron finalen në “The Voice Kids’’ të Gjermanisë (VIDEO)
Befasuese! Dio Dragaj, është emri më i ri që pritet të shijojë suksese në arenën ndërkombëtare në muzikë.

Kosovari 14 vjeçar ka arritur që pas disa performancave të mrekullueshme të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e ”The Voice Kids” të Gjermanisë.

Dio Dragaj është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmentit të grupit të njohur ”Humus”.

Talenti i tij i jashtëzakonshëm kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriteshin në këmbë duke kërkuar që ai të jetë pjesë e grupeve të tyre.