Streha e Elvanës

Streha e Elvanës
Elvana Gjata ka pasur disa periudha të karrierës së saj të spikatura edhe në stil e në grim. Kujtohet nga të gjithë koha e saj me xhinse e bluza të shkurtra me belin zbuluar, por edhe koha e këngëve Rap me veshjet tipike të muzikës amerikane. Kujtohen gjithashtu edhe parukat me flokët kaçurrela e veshjet me shumë ngjyra. Por ja që koha kalon dhe Elvana ka moshën e saj të pjekurisë, artistike por edhe në stil e veshje. Kohët e fundit ajo ka dashur të shfaqet më zonjë e më me finesë dhe një detaj e ka përdorur më shpesh. Fytyra e bukur e saj është parë shpesh nën kapele të llojeve e ngjyrave të ndryshme. Kapelet janë një aksesor jo gjithmonë i arrirë për një artiste sepse jo çdo portreti i shkon, por në rastin e Elvanës, i jep shumë nur.