Rikthehet plot humor Elvana Gjata, falë Ermal Mamaqit! Detajet e filmit “Dy gisht mjaltë”

Rikthehet plot humor Elvana Gjata, falë Ermal Mamaqit! Detajet e filmit “Dy gisht mjaltë”
Dy gisht mjaltë, është titullar një komedi shqiptare që pritet të dalë në skenë në fund të këtij muaji.” Pas një periudhë të vështirë që kaloi në jetën private gjatë muajve të fundit, Elvana Gjata rikthehet në kinema në një realizim artistik të pazakontë për të, krah aktorëve të njohur të humorit, që pritet të bëjë publikun për të qeshur.

Është ky produksioni më i fundit që ka rikthyer sërish në fokus këngëtaren Elvana Gjata, në një bashkëpunim me Ermal Mamaqin.

Bëhet fjalë për historinë e një çifti që mundohet të realizojë një muaj mjalti në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën ata që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Filmi është realizuar me regji të Emir Khalilzadeh dheErmal Mamaqi dhe ky i fundit është edhe skenarist.

Përveç këngëtares Elvana Gjata, dhe Ermal Mamaqit, luajnë edhe aktorët e njohur të humorit, Marjana Kondi, Koço Devole, Ervin Doko, apo Megi Pojani.

Kohëzgjatja e filmit që është realizuar nga një kompani produksioni prej Ermal Mamaqit 101 minuta dhe del  në kinema në fund të këtij muaji.