Njihuni me disa nga mrekullitë e natyrës anembanë botës! (përmes imazheve të jashtëzakonshme)

Njihuni me disa nga mrekullitë e natyrës anembanë botës! (përmes imazheve të jashtëzakonshme)
Duket si një tapet i punuar nga dora e njeriut. Por është një fushë e madhe me lule e fotografuar nga qielli. Kjo është fushë e tëra me mbjellë me lule tulipanësh. E ku mund të jetë tjetër, veçse në Holandë, aty ku fushat mund të dhurojnë një spektakël të tillë.

Pamjet fantastike të natyrës, edhe pse Tornado mund të jetë e rrezikshme për jetën e njerëzve janë fotografuar në Kansas, SHBA.

Muzgu magjepsës i kapur në Annapurna Dakshin, në majat më të lartë në botë, Himalaje.

Edhe këto ngjyra të shkrepura në arkipelagun Vesterålen të Norvegjisë, tregojnë pamje vërtet të mrekullueshme nga natyra.

Rrezet e diellit brenda këtij krateri brenda një shpelle në Kameiëa Cave, Japoni, tregojnë se edhe natyra mund të jetë e dashuruar me bukuritë e saj të rralla.

Natyra e bën të veçantë edhe këtë rrugë malore, edhe pse e vështirë, në malet Tianmen të Kinës.

Venezuela mund të jetë e trazuar këto kohë nga politika, ndonëse natyra e qetë i ka dhuruar këtij  vendi bukuri të tilla si kjo ujëvarë që ngjan sikur zbret nga qielli.

Përgatiti: A. Muraçi