Këshillat Studentorë paralajmërojnë protesta të reja: 22 premtime, vetëm 4 të plotësuara

Këshillat Studentorë paralajmërojnë protesta të reja: 22 premtime, vetëm 4 të plotësuara
“Paktit për Universitetin” nuk e ka përmbushur qëllimin e tij. Tre muaj nga shpallja e dokumentit që synon përmirësimin e kushteve për studentët në universitete e konvikte, vetëm 4 pika janë plotësuar nga 22 premtime”. Pas kthimit nga provimet studentët thonë në fakultete dhe pjesën më të madhe të konvikteve gjithçka është si më parë. Të vetmet premtime të mbajtura”, thonë studentët janë bursat dhe reduktimi i tarifave për ciklin “bachelor”

Studentët paralajmërojnë rinisjen e protestave. Sot Këshillat Studentorë të shtatë universiteteve publike kanë diskutuar në lidhje me kërkesat që ata ngritën gjatë protestave të dhjetorit dhe plotësimin e tyre deri më tani. Sipas studentëve,  90 përqind e kërkesave nuk janë realizuar, duke nisur nga kërkesa e përgjysmimit të tarifave ata shprehen se ajo është bërë vetëm për ciklin e parë dhe jo për masterin.

Po ashtu, as rritja e peshës së votës së studentëve nuk është realizuar. Në deklaratën e tyre Këshillat Studentorë rikonfirmojnë se një nga kërkesat e tyre është rrëzimi i menjëhershëm i Ligjit të Arsimit të Lartë, gjë që nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Deklarata

Këshillat Studentorë të disa universiteteve në vend, me në krye Universitetin e Tiranës, por pa harruar atë “Aleksandër Moisiu” në Durrës; “Fan S. Noli” në Korçë; “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; si dhe Mjekësia, Politekniku dhe ai Bujqësor i Kamzës, kanë dalë me një deklaratë zyrtare gjatë ditës së djeshme, ku shprehen se qeveria vërtet ka punuar me “Paktin për Universitetin”, por mbi 90 për qind e kërkesave ose nuk janë plotësuar, ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Sipas asaj që thonë këshillat studentorë, kërkesa kryesore të tyre mbeten rrëzimi i menjëhershëm i ligjit për Arsimin e Lartë, por edhe marrja me seriozitet e plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre. “Paktit për Universitetin” nuk e ka përmbushur qëllimin e tij. Tre muaj nga shpallja e dokumentit që synon përmirësimin e kushteve për studentët në universitete e konvikte, vetëm 4 pika janë plotësuar nga 22 premtime” pohojnë studnetët.

Pas kthimit nga provimet studentët thonë në fakultete dhe pjesën më të madhe të konvikteve gjithçka është si më parë. Të vetmet premtime të mbajtura”, thonë studentët janë bursat dhe reduktimi i tarifave për ciklin “bachelor”.

Kërkesat

Ndër to, përgjysmimi i tarifave të studentëve duhej bërë në janar 2019, pikë që është plotësuar pjesërisht, vetëm për ciklin “Bachelor” dhe jo për “Master”-in; faqet e internetit që do të bënin transparencën e buxhetit të universiteteve nuk janë ngritur ende, edhe pse sipas Paktit duhej të bëheshin në janar të 2019-s; sikurse edhe pesha e votës së studentëve nuk është rritur ende, edhe pse duhej ndryshuar që në muajin e parë të vitit.

Këshillat studentorë thonë se edhe shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme, ndërsa sa i përket kartës së studentit, ende asnjë hap nuk është bërë për të.

Në përfundim, duke paralajmëruar protesta të tjera në mbështetje të kauzës së tyre, ata shprehen se do të kërkojnë një takim të menjëhershëm me Ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe se janë të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Monitorimet

Sipas monitorimeve të bëra nga shoqëria civile, qeveria nuk ka realizuar shumë nga kërkesat e studentëve të planifikuara për zgjidhje në muajt shkurt –mars. “Pakti për universitetin” u hartua pas protestës dhe bojkotit masiv në universitete. Dokumenti i qeverisë synon të përmirësojë arsimin e lartë dhe kushtet për studentët brenda qershorit të 2019-ën. Por vetë studentët nuk fshehin pendesën për menaxhimin jo të mirë të protestës.

Kërkesat

Përgjysmimi i tarifave që duhej të bëhej në janar 2019 është plotësuar pjesërisht. Nuk janë ulur tarifat për masterin.

Nuk janë krijuar web faqet të cilat do të bënin transparencën e buxhetit të Universiteteve

Nuk është bërë asgjë për peshën e votës.

Shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme.

Nuk është bërë asnjë hap për kartën e studentit.

Në njoftimin për shtyp këshillat studentorë konfirmojnë kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të kërkesave.