Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan, “sefte” në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan, “sefte” në Tiranë
Me qëllim sensibilizimin e opinioni publik dhe të ndihmojë femra të arrijnë të krijojë pavarësi dhe individualitet vjen “sefte” në Shqipëri i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për gruan.

Ema Andrea, mikpritëse e këtij Festivali, thekson se një femër e fortë në shoqëri është një gur themeli për një shtet të integruar dhe se çdo mashkull duhet të vihet në pozitën e një femre që lufton çdo ditë.

“Nuk kemi bërë kompromis vlerë. Nuk e di sesi do të ndjeheshit që për çdo mbërritje tuajën tu thonin: A, e ka gruan e pasur ose një dashnore të pasur! Nuk e di sesi të gjithë këto frustrime do të ndikonin në karrierën tuaj dhe atë që jeni sot, nuk e di sesi do të ndjeheshit që për çdo gjë që meritoni tu kërkohet një shpërblim, deklaron Ema Andrea për Ora news.

Sipas saj, ky Festival në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të kinematografisë ofron edhe një mundësi për të reflektuar për pabarazinë gjinore, sjelljet patriarkale dhe normat sociale që justifikojnë dhunën.

Foto Google