Eurovision/Jonida Maliqi zbulon videoklipin e ri, sfida e vërtetë e saj me tre këngëtarët shqiptarë

Eurovision/Jonida Maliqi zbulon videoklipin e ri, sfida e vërtetë e saj me tre këngëtarët shqiptarë
Edhe faqja zyrtare e Eurovizionin 2019 bëri publike videon e këngës së Jonida Maliqit, “Ktheju Tokës”, e cila sapo është realizuar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Festivalin Europian të Këngës.

Shqipëria me Jonida Maliqin sapo kanë publikuar versionin zyrtar të këngës që merr pjesën në Eurovision Song Contest 2019, festival që zhvillohet pak muaj më vonë në Tel Aviv, Izrael. “Ktheju Tokës”, e cila u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë, vlerësohet se ka pësuar përmirësime të mëdha, që kur u shpall në fundvit edhe kënga fituese e Festivalit në RTSH.

Regjistrimi i versionit të ri të këngës u zhvillua muajin e kaluar në Suedi. Jonida udhëtoi drejt vendit skandinav me Eriona Rushiti, Enis Mullaj dhe Sokol Marsi, kurse videoja muzikore është realizuar gjatë javës së kaluar nga Triangle Media Group.

Jonida shpreson të përsërisë suksesin e Eugent Bushpepa, i cili vitin e kaluar me këngën e tij "Mall" shkoi në finale dhe përfundoi në vendin e 11-të me 184 pikë.

Shqipëria debutoi në Festivalin e Këngës në Eurovizion në vitin 2004, dhe pati sukses me “The Image of You” të Anjeza Shahinit, duke zënë vendin e 7-të në finalen e madhe. Shqipëria pas atij viti ka konkurruar në Eurovizion çdo vit.

Vendi ynë pas disa zhgënjimesh e përmirësoi rezultatin në vitin 2004 me këngën "Suus" të Rona Nishliu, i cila e përfundoi garën në vendin e pestë me 146 pikë, dhe për herë të parë arriti në “top 5”, që mbetet edhe pozicionimi më i mirë deri më sot.

Jonida Maliqi synon që të arrijë minimalisht suksesin e njërit prej tyre.