Xhenova, arrestohet një 33-vjeçar shqiptar

Xhenova, arrestohet një 33-vjeçar shqiptar
 

Në Xhenova, u arrestua nga karabinierët, një 33-vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane për shitje të lëndëve narkotike.

Fillimisht, i riu shqiptar,  iu nënshtrua një kontrolli personal dhe më pas u zhvillua një kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe materiale për prerjen dhe paketimin e drogës.

Policia ka konfiskuar edhe një shumë prej se 12 700 euro, në kartëmonedha të emetimeve të ndryshme, të cilat vlerësohen si të ardhura nga aktiviteti i drogës. Pas formaliteteve, shqiptari u dërgua në qelitë e paraburgimit.