UNIVERSITETET/ Pranimet e reja, kriteret për t’u bërë fitues

UNIVERSITETET/ Pranimet e reja, kriteret për t’u bërë fitues
Miratohen kushtet e pranimit në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës për vitin e ri akademik, 2019-2020. Kritere kryesore, mesatarja dhe provimet e Maturës. Por ndryshe nga viti i kaluar, fituesit i përcakton nota e të tre viteve të shkollës së mesme dhe e lëndëve formuese për çdo degë. “Albanian Free Press” zbardh tabelën e plotë, si varion pesha e mesatares nga një fakultet në tjetrin

Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2019-2020. Këtë vit pranimet do të bëhen mbi të njëjtat kritere, që janë mesatarja e shkollës dhe provimet e Maturës.

Kriteret

Me publikimin e rregullores së maturës shtetërore si dhe udhëzimit për provimet me detyrim dhe atij me zgjedhje për maturantët, tashmë universitet kanë publikuar kriteret e pranimit për studentët e rinj. Kështu, Universiteti i Tiranës ka përcaktuar kriteret e pranimit të studentëve ku kryesore mbetet nota mesatare, nota mesatare e provimeve të maturës shtetërore si dhe nota mesatare e lëndëve formuese të përcaktuara për secilën degë. “Ndryshe nga viti i kaluar ku kishte më shumë lëndë me zgjedhe në provimet e Maturës Shtetërore, këtë vit në kritere përcaktuese të fituesve për Universitetin e Tiranës është nota mesatare e të tre viteve të shkollës dhe nota mesatare e provimeve të maturës shtetërore si dhe nota mesatare e lëndëve formuese të përcaktuara për secilën degë. Këto të fundit janë përcaktuar nga secili fakultet, sipas përbërjes që ka” thuhet në vendimin paraprak të marrë nga Senati i UT.

Nota mesatare

Pesha e mesatares së tre viteve varion nga një fakultet në tjetrin, sikurse edhe vlerësimi i lëndëve me zgjedhje. “Albania Free Press” sjell në tabelën e mëposhtme të gjitha kriteret që duhet të ndjekin maturantët për t’u regjistruar dhe kandiduar në fakultetet e UT-së. “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 100% të pikëve mesataren e 3 viteve përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore. Fakulteti Histori-Filologji ka 80% mesataren e 3 viteve dhe 20% provimet e Maturës. Fakulteti i Ekonomisë, në të gjitha programet ka 50% të pikëve mesataren dhe 50% gruplëndët përkatëse.

Fakulteti i Shkencave Sociale ka 40% të pikëve mesataren e 3 viteve, 30% të provimeve të detyruara të Maturës dhe 30% janë lëndët grupformuese. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka vendosur kritere të ndryshme, duke ua lënë vetë programeve brenda tij të përcaktojnë se si do të bëjnë pranimin e studentëve të rinj.

 

Kriteret e pranimit sipas fakulteteve në UT

Fakulteti i Drejtësisë

40% e pikëve mesatarja e shkollës së mesme

20% e pikëve mesatarja e gjithë provimeve të maturës shtetërore

40% grup-lëndët me zgjedhje

Gjuhë Shqipe                          10 %

Gjuhë e huaj e parë                 10%

Letërsi                                     5%

Qytetari                                   5%

Histori                                     5%

Ekonomi                                  5%

 

Fakulteti i Shkencave Sociale

40% e pikëve mesatarja e 3 viteve

30% provimet e detyruara të Maturës

30% lëndët grupformuese

 

  1. Qytetari dhe Filozofi
  2. Sociologji dhe Psikologji

Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh e kanë koeficientin 1.4

Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, apo administrim biznes e kanë koeficientin 1.2

Shkollat e tjera të kategorive profesionale e kanë koeficientin 1

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

100% pikëve mesatarja e tre viteve përfshirë edhe notat e maturës shtetërore 100% për programet e studimit:

Gjuhë frënge

Gjuhë italiane

Gjuhë gjermane

Gjuhe spanjolle

Gjuhë turke

Gjuhë greke

Gjuhë ruse

 

Fakulteti Histori-Filologji

80% e pikëve mesatarja e 3 viteve

20% nota mesatare aritmetike e Maturës Shtetërore

 

Fakulteti i Ekonomisë

50% të pikëve mesatarja e 3 viteve përfshirë edhe notën mesatare të provimeve të maturës

50% grup-lëndët për provimet me zgjedhje

  1. Matematikë 15%
  2. Ekonomi 15%
  3. Fizikë 10%
  4. Gjuhë e Huaj 10%

 

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Programi Biologji

70% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

20% nga nota e Biologjisë 12

10% nga nota e Kimisë 12

 

Programi i studimit Bio-teknologji

70% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

20% nga nota e Biologjisë 12

10% nga nota e Kimisë 12

Programet e studimit Kimi; Kimi Industriale dhe Mjedisore; Kimi dhe Teknologji Ushqimore

50% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

10% nga nota e Biologjisë

10% nga nota e Kimisë

10% nga nota e Fizikës

10% nga nota e Kimisë 12

10% nga nota e Fizikës 12

 

Programi i Matematikës

50% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

30 % nga nota mesatare e matematikës

20 nga nota mesatare e matematikës 12

 

Programi i Fizikës

50% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

10% nga nota e Fizikës

10% nga nota e Kimisë

10 % nga nota e Matematikës

10% nga nota e Fizikës 12

10% nga nota e Matematikës 12

 

Programi i informatikës

50% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

15 % nota mesatare e matematikës

5% nota mesatare e fizikës

10% nota mesatare e TIK

20% nota mesatare e matematikës 12

 

Programi i Inxhinieri Matematikë dhe Informatikë

50% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

30 % nota mesatare e matematikës

10 % nota e provimt të matematikës MSH

10% nota e matematikës 12

 

Programi teknologji Informacioni dhe Komunikimi

50% të pikëve nga nota mesatare e 3 viteve të shkollës si dhe provimet e maturës

15% nota mesatare e matematikës

5% nota mesatare e Fizikës

10% nota mesatare e TIK

20% nota e matematikës 12