Turqia – Kinës: Mbyll kampet e paraburgimit

Turqia – Kinës: Mbyll kampet e paraburgimit
 

Dje, Turqia i ka bërë thirrje Kinës të mbyllë kampet e saj të paraburgimit pas vdekjes së raportuar të një muzikanti të njohur nga pakica etnike Ujgur.

Ujguri, Abdurehim Hejit mendohet të ketë qenë duke vuajtur një dënim tetëvjeçar në rajonin e Xinjiangut, ku thuhet se janë arrestuar një milion ujgurë.

Në deklaratën e ministris së jashtme të Turqisë thuhet se ata ishin duke iu nënshtruar "torturës" në "kampet e përqendrimit".

Kina thotë se objektet janë kampet e rikultivimit.

Ujgurët janë një minoritet mysliman që flet gjuhën turke të bazuar në rajonin veriperëndimor të Xinjiang të Kinës, i cili është nën vëzhgim intensiv nga autoritetet kineze.