Skënderbeu “rrëzohet” në Vlorë, paqe e vështirë për Tiranën, Kukësi e Kamza mbeten pa trajnerë

Skënderbeu “rrëzohet” në Vlorë, paqe e vështirë për Tiranën, Kukësi e Kamza mbeten pa trajnerë
Fiton Flamurtari ndaj Skënderbeut, si dhe barazon Tirana me Luftëtarin, në dy ndeshjet e mbetura të javës.

Ribaj mposhti Dajsinanin me një goditje me kokë. Goli zgjoi korçarët të cilët ishin shumë pranë barazimit po të mos ishte për një prekje qesharake të Oto Xhon, i cili duke qenë në pozicion jashtë loje i hoqi praktikisht golin skuadrës së tij duke prekur topin para se të kalonte vijën.

Në fund, goli i Mustës ishte meritë individuale e mesfushorit por edhe konkretizimi i një loje shumë më efikase të vlonjateve të cilët janë vetëm 1 pikë pas Laçit të vendit të katërt e kanë ambicie të qarta për t’u ngjitur më lart. Kurse Skënderbeu regjistron humbjen e 7 në 8 ndeshjet e fundit, një ritëm që nuk e kanë as ekipet të cilat luftojnë për mbijetesë.

Pas fitoreve ndaj Kamzës dhe Kukësit, Tirana barazoi sot ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-1. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Albano Aleksi që pjesa e parë të mbyllej në avantazhin  bluzinjve, duke vështirësuar gjithçka për Tiranën në pjesën e dytë. Kobina i aktivizuar në pjesën e dytë, ai që realizoi golin e barazimit.

Të kuqtë mposhtën 1-0 në Laç dhe humbin mundësinë e shkëputjes me Teutën, që fitoi 2-1 ndaj Kukësit, duke i marrë vendin e dytë.

Partizani nga 8 pikë larg vendit të dy që ishte një javë më parë, me humbjen në Laç, ndodhet  7 pikë pas fitores së Teutës ndaj Kukësit, që ngjiti durrsakët në vendin e dytë. Kukësi pas humbjes pret emërimin e trajnerit të ri ose konfirmimin e Armando Cungut, që nuk ishte në stërvitje, ndërsa Kamza pas humbjes ka mbetur në fund, tre pikë pas Kastriotit dhe pesë pikë pas Luftëtarit.

Kamza shkarkoi sot trajnerin Ernest Gjoka, pas humbjes me Kastriotin.

Flamurtari-Skënderbeu 2-0

64′ Ribaj, 90’+3′ Musta

Flamurtari: Koliçi, Kotobelli, Veliu, Pollozhani, Licaj, Rrapaj (88′ Ymeraj), Torasa (90’+3′ Zijai), Musta, Kale, Batha, Ribaj (84′ Beqaj). Trajner. Ilir Daja

Skënderbeu: Dajsinani, Abazi, Pëllumbi, Sambo (78′ Oto Xhon), Vangjeli, Taipi, Sibo (46′ Toskiç), Dita, Pervan, Muzaka (46′ Gripshi), Krasniqi. Trajner:  Orges Shehi

 

Tirana-Luftëtari 1-1

Shënues: Cobina 90’/Aleksi 21’

Tirana: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Kërcciku, Karabeci, Imami, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Koconis, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, A.Mahmuti

 

Laçi- Partizani 1-0

Shënues: Shtubina 13’

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja (Domgjoni 90’), Çokaj, Berisha (Mane 76’), Shtubina, Xhixha (Najdenovi 71’). Trajner: Besnik Prenga

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Kote 56’), Belica, Atanda, Trashi, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Kardozo (Duka 46’), Bardhi (Rebaj 67’). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli

 

Kamza- Kastrioti 0-1

Shënues Ymeraj 90+3′

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Beqiri, Bonani, Rezi, Arrabal (Mehmeti 70′), Malaj (Orelesi 75′), Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi , Çela, Ndreca, Shehu (Selmani 77′), Ymeraj, Kalaja, Roxher, Bardhi (Neziri 90′), Vatnikaj (Okebuku 65′). Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Emirion Sino