Sadiku shpërblen besim e trajnerit, e nis me gol

Sadiku shpërblen besim e trajnerit, e nis me gol
Armando Sadiku e ka nisur si titullar ndeshjen në transfertën e Luzernës, vendim të cilin e ka shpërblyer.

27 vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës pas 23 minutash lojë, teksa në shtyllën e dytë dhe me kokë nuk fali nga pak metra larg portës.

Kjo është hera e tretë që Sadiku luan me Luganon. Pas rikuperimit nga dëmtimi i gjatë, trajneri Fabio Çelestini, po i jep besim Sadikut, edhe pas pëlqimit të madh që presidenti Anxhelo Renxeti ka për sulmuesin shqiptar. /l.k./

Foto Google